Kryetari i PD-së Sali Berisha ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, në të parën vizitë pas zgjedhjes në krye të PD.
Berisha po merr pjesë në Forumin Global te IX ne Baku.
Berisha shprehet se ky forum është një mundësi e veçantë për të shprehur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë!
“Pjesëmarrje ne Forumin Global te IX ne Baku, Azerbajxhan
Te dashur miq,
Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’
Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetëra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.
Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.
Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe”, shkruan Berisha./albeu.com/