I shpallur në kërkim nga Shqipëria, arrestohet në Itali një shtetas turk, pritet ekstradimi

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas turk të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria.

Ai u arrestua përgjatë lumit Arno në Pisa dhe gjatë kontrollit rezultoi se ishte shpallur në kërim nga Shqipëria për falsifikim dokumentesh.

Ai duhet të vuajë një dënm prej 9 muajsh burg.

Policia italiane bëri arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

/Albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 15:57