I shoqëruar nga fëmijët, voton Mitsotakis: Nesër do të gdhijë një ditë më e mirë

Kryeministri dhe presidenti i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën fillore të Kifisisë.

Kryeministri shoqërohej nga djali i tij Konstantinos Mitsotakis dhe vajza e tij e vogël Dafne.

Gjatë daljes nga qendra e votimit, kryeministri tha “sot votojmë për të ardhmen tonë, për punë më shumë e më të mira, paga më të larta, një sistem shëndetësor më të mirë, kufij të mbrojtur. Zgjedhjet janë festa e Demokracisë, sot përgjegjësia shkon tek qytetarët, jam i sigurt që nesër do të gdhijë një ditë edhe më e mirë”./Albeu.com/


Shtuar 21.05.2023 10:01