I shiti energji elektrike BE-së, Ukraina fiton 20 milionë dollarë

Kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, Volodymyr Kudrytskyi ka njoftuar se Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në BE. Ai gjithashtu theksoi se këta numra pritet të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

Ukraina filloi me eksportimin e energjisë elektrike në BE përmes Rumanisë gjatë 1 korrikut. E kjo lëvizje erdhi në kohën kur BE-ja po tenton të largohet nga nafta dhe gazi rus, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë, raporton hubu.news.

“Sot, të ardhurat nga eksportet që kishim me një kapacitet 100 MW, në muajin e parë na sollën më shumë se 700 milionë hryvnia, si operator i sistemit energjetik, për qasje në rrjetet e energjisë ndërshtetërore. Është e qatë se me rritje të volumit të eksportit të lejuar, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm”, tha Kudrytskyi.