Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pranë Rinasit. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri drejt disa efektivëve të policisë së shtetit.
Sipas informacioneve fillestare, shtetasi ende i paidentifikuar ka qëlluar policët duke u rrezikuar jetën, në momentin kur ata i janë afruar për ta arrestuar. Uniformat blu paraprakisht kishin informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa autori ka përfunduar menjëherë në pranga. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është person me precedent të mëparshëm penal.