Zbulohen pjesë të tjera nga deklarata e 32-vjeçari, Babis Anagnostopoulos i cili vrau bashkëshorten e tij, Carolinën dhe shokoi botën me historinë që sajoi.
“Do të doja të kthehesha në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Nuk doja të shkatërroja jetën tonë, të Carolines dhe vajzës time”. Kjo është ajo çfarë ka deklaruar 32-vjeçari.
I riu është shfaqur i penduar për atë çfarë ka bërë. Gjatë një interviste për televizionin grek ANT1, ai u pyet se çfarë mendon se do të thotë vajza e tij kur të rritet dhe të marrë vesh historinë e familjes së saj.
Anagnostopoulos preferoi të mos i përgjigjet kësaj pyetje e duke vijuar se është penduar për atë çfarë i ka bërë bashkëshortes së tij.
Gjithashtu i pyetur se pse e përqafoi nënën e Carolines gjatë ceremonisë mortore të 20-vjeçares, piloti tha se e bëri nga pendesa për krimin që kishte kryer.
“Unë e përqafova sepse u pendova. E ndjeja dhimbjen e saj. Unë e kam dashur vjehrrën time dhe do ta dua gjithmonë” – është shprehur 32-vjeçari për mediat greke.