Festim Taku dhe familja e tij përballen çdo ditë me sfida të mëdha për të siguruar bukën e përditshme.
Mbështetja financiare që ai merr si ndihmë ekonomike është më pak se 5 mijë lekë, e nuk mjafton as për nevojat më elementare.
49 vjecari i cili është i pafuqishëm për ta ndryshuar gjëndjen kërkon ndihmë, kryesisht për vajzën e tij të mitur.
Kjo është banesa e familjes Taku në Vaqarr të Tiranës.

Brenda saj mungon thuajse gjithëcka për një jetë normale.
Por janë ditët me shi ato që e thellojnë dramën.
Thuajse cdo gjë që bie jashtë, futet brenda tregojnë anëtarët e familjes Taku.
‘’Jam copë copë fukara’’.
Kryefamiljari Festim Taku ka barrën e rrëndë të sigurojë ushqim në tavolinë.
E bën këtë duke pastruar varrezat në Sharrë.
Nga shteti familja merr vetëm 49 mijë lekë, të cilat nuk mjaftojnë as për bukë të thatë.
‘’Unë me këtë dal tek varrezat e Sharrës, me pastru një varr me marrë dy lek’’.
Sëmundjet dhe pamundësia i kanë krijuar pengje.
Tregon se ndihet fajtor veçanërisht për të bijën.
‘’Iher makarona, iher pa bukë. Rrrimë pa bukë, flejmë pa bukë. Na ndihmon xhamia e fshatarët këtu’’.

Ajo që ai kërkon është më shumë se ndihmë financiare, është shpresë dhe mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për vajzën e tij.
‘’Jam me shtëpinë copë copë, me fëmijën dhe me gruan. Këmbën e kam me hekur e kam thyer’’.
Kjo thirje shkon për të gjithë.