Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Mitrovicë.
Veseli ka ardhur tek familja e tij tri ditë pas vdekjes së nënës së tij.
Vizita e tij është lejuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, ku ai po vijon gjykimin.
Ndërkohë pritet që Veseli të kryejë ritualet e përcjelljes së nënës së tij në banesën e fundit./albeu.com/