Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramën.
I pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Ramën, ai nuk ka pranuar të përgjigjet dhe është larguar me një përshëndetje.
Të lidhura
None found
Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.
Nuk dihet nëse Rama dhe Kurti do të takohen në vijim./Albeu.com/.
