25-vjeçari shqiptar Qamil Taja që qëlloi në kokë partneren e tij 19-vjeçare në banesën e saj në Pire, Krisjana duke i marrë jetën, nuk ka pranuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për motivin e vrasjes. Mirëpo, duket se xhelozia patologjike e autorit ndaj 19-vjeçares ka qenë shkaku kryesor. Të paktën këtë u ka thënë efektivëve të Policisë.
Por janë të shumta pyetjet që kërkojnë përgjigje: Ku e gjeti armën dhe pse e kishte në banesë? Ku shkoi pas vrasjes, pasi i tha policisë se nuk u dorëzua menjëherë, por fillimisht doli një shëtitje për të “pastruar” mendjen?
Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar. Të dy punonin në lokalenate në Pire që shkaktonte tensione në marrëdhënien e tyre.
Pak më parë me postimin e tij në rrjetet sociale ka treguar xhelozinë e tij të sëmurë si arsyen e vrasjes së 19-vjeçares. Në fund të fundit, këtë pohoi ai në polici pak para se ta arrestonin, se ishte xheloz për të.
“Dobësitë…. Nuk kisha asnjë. Kisha një… të dashurën,”- ka shkruar 23-vjeçarja.
Por fqinjët e të rinjeve flisnin shpesh edhe për përdorim të lëndëve narkotike. Disa fqinjë i dëgjonin shpesh duke u grindur ndërsa një banor i zonës përshkruan për protothema.gr një sherr të ashpër që çifti kishte vetëm një javë më parë.
“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe sherr. Vajza ishte disi më e përmbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv. Sherri i fundit ishte i ashpër. Më së shumti dëgjoja zërat,”-tha fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën e vrasjes. Kështu edhe shumica e fqinjëve që morën vesh për vrasjen vetëm kur panë oficerët e sigurisë që kontrollonin shtëpinë e çiftit.