I mori jetën 19-vjeçares pas ndarjes, vetëdorëzohet në polici Ilir Gjoka (FOTO LAJM)

Është vetëdorëzuar Ilir Gjoka, 28 vjeçari që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e  19-vjeçares shqiptare, Shejla Bakija.

Burimet  bëjnë me dije se Gjoka ka shkuar vetë me këmbët e tij në komisariat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me dëshminë që ai mund të ketë dhënë para policisë.

Ngjarja:

Shejla Bakija u vra të mërkurën nga partneri i saj, Ilir Gjokaj. Autori shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara.

Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i të resë.

Ngjarja e rëndë ishte paralajmëruar pasi vajza e kishte denoncuar ish-partnerin e saj pasi ai e kishte kërcënuar me vdekje, pak muaj më parë. /albeu.com/

 


Shtuar 4.10.2021 09:17