Conte i mbyll derën sulmuesit belg, dëshiron vetëm Vlahoviç

Antonio Conte ka refuzuar idenë e Daniel Levy për të sjellë Eden Hazard tek klubi i Tottenham.

Siç raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e klubit i kanë premtuar Contes goditje të mëdha në merkato dhe i kanë sugjeruar të marrin Hazard, por italiani e ka mohuar në mënyrë të prerë dhe ka theksuar se sulmuesi që ai dëshiron është vetëm Dusan Vlahoviç.

Hazard nuk ka minuta në dispozicion me ekipin spanjoll dhe Ancelotti po shpreson ende që një ekip tjetër të transferojë belgun./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 15:41