Policia greke, ka ngritur një rast ndaj një 52-vjeçari shqiptar, për akte seksuale me të mitur. Veprimet policore kanë ardhur pas dëshmisë së një 14-vjeçari, në prani të psikologut për atë që ka kaluar të paktën tre herë nga duart e 52-vjeçarit.
Sipas informacioneve në dëshminë e tij, djali i mitur ka përshkruar se 52-vjeçari ka kryer akte të turpshme, e ka afruar dhe i ka treguar organet gjenitale.
Sipas të njëjtave informacione, aktet e sëmura të 52-vjeçarit dyshohet se kanë ndodhur në një plazh në verën e vitit 2023.