Të tjera dëshmi tronditësa zbulohen pas ngjarjes tragjike të familjes shqiptare në Neë York, ku burri fillimisht hodhi gruan nga kati i 6 i banesës së tyre dhe më pas u hodh edhe vetë.
Dëshmitë tregojnë për një gjendje të rënduar të aktorit shqiptar Florind Belliu.
Punëtori i pallatit Harold Jonhson tha për New York Post se ai u takua me çiftin një natë më parë dhe e pyeti 35-vjeçarin shqiptar nëse gjithçka ishte në rregull.
“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit.
“Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua dhe tha “OK”./albeu.com