Ditën e djeshme, qeveria amerikane dha dritën jeshile për të realizuar një shkëmbim të burgosurish, ku do të përfshihej edhe basketbollistja amerikane, Brittney Griner, e cila para disa kohësh i dërgoi një letër presidentit të SHBA-së që ta ndihmonte, pasi sportistja ndodhet në burg të Rusisë.
Ajo është dënuar në shkurt të këtij viti pasi u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike në Rusi. Përmes një zëdhënësi, nga Moska ka ardhur përgjigjja.
Rusia i ka kërkuar presidentit Joe Biden që gjithçka në lidhje me këtë çështje duhet të bërë në mënyrë të heshtur.
Shteti amerikan është i gatshëm t’i japë Rusisë trafikantin e armëve Viktor But në shkëmbim të basketbollistes dhe Paul Ëhelan.
Zëdhënësi i Kremlinit tha:
“Të tilla cështje diskutohen pa bërë deklarata publike. Zakonisht, njerëzit mësojnë për të tilla çështje vetëm kur marrëveshja është e përfunduar. Për momentin nuk kemi asnjë marrëveshje”./ h.ll/albeu.com