Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar në Ariccia të Italisë, pasi akuzohen për vatrën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ndaj një shtetasi italian, 47-vjeç.
Mediat e huaja shkruajnë se shtetasi italian kishte kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë djali i tij, 20 vjeç.
Mësohet se konflikti mes tyre degradoi, duke bërë që 20-vjeçari në përpjeke për të mbrojtur të atij, ka goditur me thikë shtetasin italian në gjoks. Sipas mediave italiane, kanë qenë dy shqiptarët ata të cilët e kanë dërguar vetë në spital të plagosurin, i cili më pas i është nënshtruar një operacioni.
Menjëherë pas ngjarjes, policia italiane ka arrestuar babë e bir, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.