“I ka bërë lavazh truri”, zbardhet dosja hetimore e Dervish Hasit! Prindërit: U kërkuam të shkëpusnin kontaktet, të dy refuzuan

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik disa ditë më parë.

Mjeku Dervish Hasi u arrestua pasi akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Ai kishte 3 gra dhe mbajti një të mitur gjithashtu si gruan e katërt për 2 vite.

Sakaq, ditën e sotme është zbardhur dosja hetimore në ngarkim të tij dhe mësohen të tjera detaje pas dëshmisë së të miturës por edhe prindërve të saj.

Kallëzimi për të është bërë nga i ati i vajzës 16-vjeçare i cili pretendon se 42-vjeçari i ka bërë lavazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij duke vijuar kështu lidhjen prej dy vitesh.

Të dy prindërit sipas dosjes hetimore të publikuar në media, i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, por nga ana tjetër edhe vajza nuk i ka dëgjuar për ta bërë një gjë të tillë “duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”.

Në kushtet që vajza e tyre nuk pranonte në asnjë mënyrë të shkëpuste kontaktet me mjekun, sipas dosjes hetimore referuar dëshmisë së dy prindërve, këta të fundit thonë se i kanë kërkuar edhe vetë mjekut Hasi që të shkëputej nga vajza e tyre.  Ky i fundit ka thënë “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

/albeu.com


Shtuar 23.01.2024 18:33