“Na martoi një hoxhë me ‘Nikah’, ndodhi me dëshirën time”, 16-vjeçarja: I njoh gratë e Dervish Hasit

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas dëshmisë së 16-vjeçares, e cila u mor në pyetje pas arrestimit të mjekut Dervish Hasi.

Vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur “nikah”.

Sipas dëshmisë, vajza ka thënë se ka kryer marrëdhënie me konsensus pasi mbushi 16 vjeçe.

“Sipas dosjes hetimore, më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslymane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnere.

Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14 vjeçare, pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri- tjetrit.

Pas një viti, përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njëri- tjetrin tek banesa e tij.

Vajza e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet.

E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024.

Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti.

Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të përditshëm për shkak të provimeve në shkollë.”

Dervish Hasi u la në burg nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”. /albeu.com


Shtuar 23.01.2024 19:19