Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Shkodrës pas kallëzimit të bërë nga një 34 vjeçare e cila i ka akuzuar se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social ‘Tik-Tok’.
Mësohet se ka nisur hetimi për 42 vjeçaren A.L, banuese në fshatin Ana e Malit, A.K, 35 vjeç dhe E.K, 44 vjeç banues në lagjen “Guerrile”.
Së fundmi janë shtuar denoncimet e grave në polici për shantazhe ndaj tyre në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.