Ekipi mjekësor që ka operuar vëllain e këngëtarit, Buta, Qëndrim Januzi, ka folur për IndeksOnline rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Sipas tyre, Januzi është dërguar në QKUK rreth orës 02:00 në gjendje të rëndë shëndetose.
Predha i kishte hyrë në shpatullën e mjatë më pas ka vazhduar nëpër qafë ku ka shkaktuar frakturë të nofullës së poshtme, ku më pas predha ka dëpërtuar në gjuhë dhe ka dal në buzën e sipërme.
Sipas ekipës, pacienti kishte gjakderdhje aktive, e cila i është ndaluar dhe është bëtë përpunimi i plagës.
“Pas dakordimit të ekipes kujdestare të Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale, ajo e ORL-së dhe ekipa e anestezionit janë dakorduar që pacienti të futet në sallen operative ku është operuar rreth dy orë deri ne orët e mëngjesit “.
Sipas raportimit të ekipes operative e përbërë nga Dr Leminot Salihu, Dr Pashtrik Morina , Dr Refki Krasniqi dhe Dr Alban Gjonbalaj Anesteziolog kanë konstatuar se pacienti është në gjendje të mirë shëndetesore dhe stabile si dhe kanë deklaruar që në javën e ardhshme pritet të kryhet edhe një operim shtesë.