Një apartament në afërsi të pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët, ndërsa raportohet se brenda banesës së tij ka humbur jetën një i moshuar.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një nga katet e pallatit dhe tymi është përhapur menjëherë në të gjithë ndërtesën.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë mbërritur tashmë zjarrfikësit dhe shërbimet policore, të cilat po merren me nxjerrjen e banorëve nga pallati.
Dyshimet e para lidhen me një pakujdesi të mundshme, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërhyrja po vijon për të shuar flakët, ndërsa më pas grupi hetimor pritet të zbardhë plotësisht rrethanat e ngjarjes.
