I dënuar me 3 vite burg për vjedhje, policia publikon pamjet si lokalizoi dhe arrestoi 42-vjeçarin (VIDEO)

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.

Njotimi i policisë:

Kurbin

Vijojnë operacionet nga Policia e Kurbinit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Kapja, pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, arrestohet në flagrancë fqinji i tij, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur që pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit të kapnin dhe të arrestonin shtetasin:

Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 23.07.2021 09:42