Karabinierët e Radiomobile të Citta della Pieve kanë arrestuar një shtetas shqiptar të kërkuar në të gjithë Europën, për trafik droge.
Ai u arrestua ndërsa ishte duke lëvizur me makinë përgjatë rrugës së Tuoro sul Trasimeno.
Pas ndalimit dhe kontrollit të tij, rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar në Gjermani me 15 vite burg për trafik droge. Ai u dërgua në burgun Capanne./albeu.com