“Piranjat” të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë sjellë në vëmendje të publikut arrestimin e 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi në Vlorë, dhe ekstradimin e menjëhershëm të tij drejt Greqisë, duke shkelur çdo procedurë ligjore.
Kujtojmë që për Spartak Dyrmishin shteti grek kishte lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai akuzohej për përdhunimin e një 36-vjeçareje si dhe për një tjetër rast të mbetur në tentativë.
Për këtë rast gazetari Eraldo Harlicaj ka komunikuar me ekspertë dhe njohës të ligjit por dhe të ekstradimit në Shqipëri.
Në të gjitha rastet ekspertët bien dakord njëzëri se në rastin e ekstradimit të Dyrmishajt është shkelur Kushtetuta dhe ligjet shqiptare.
Por edhe në këtë rast ashtu si dhe në shumë raste të tjera institucionet shqiptare heshtin, prandaj “Piranjat’ vendosën që me anë të gazetarit Eraldo Harlicaj të kërkojnë tek institucioni i Avokatit të Popullit nisjen e një kërkese për të parë se çfarë ka ndodhur në rastin në fjalë dhe se kush duhet të përgjigjet për këto shkelje të rënda ligjore. /Abcnews.al/