Humbi përballë Rakip Sulit, kandidati i BF në Kamëz protestë para KQZ: Është bërë masakër zgjedhore

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha, pas humbjes së thellë në Kamëz përballë Rakip Sulit, ka dalë në protestë para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hoxha u shpreh se më 14 maj është bërë masakër zgjedhore, duke u shprehur se votimi elektronik ishte i manipuliuar.

“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur. Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha.

Rezultati në Kamëz:

Rakip Suli (PS) – 27926 vota

Arjan Hoxha (BF) – 16341 vota

Bilbil Bajraktari (PD) – 2000 vota


Shtuar 18.05.2023 11:22