Humb jetën 48-vjeçari në Golem menjëherë pasi futet në det, dyshohet për sulm në zemër

Një burrë ka humbur jetën këtë të diel në Golem, menjëherë sapo është futur në det. Dyshohet se 48-vjeçari M.H të ketë hubur jetën pas një sulmi në zemër.

Edhe pse 48-vjeçarit i ëshët ofruar ndihma e shpejtë menjëherë na familjarët dhe roja i plazhit, ai nuk ka mundur të jetojë.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

 


Shtuar 16.07.2023 18:36