Hoxha-Dules: Beleri ka blerë vota, i kam parë provat

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar për çështjen Beleri, që ka krijuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës vijon të jetë në qeli dhe nuk lejohet të betohet.

Artan Hoxha deklaroi se ka prova që Fredi Beleri bleu vota dhe se i ka parë këto prova, por nuk mund ti nxjerrë në këto momente, sepse do të prishej procesi ligjor.

“Kryeministri në fushatë u mor personalisht me Belerin duke e fyer. Vijmë te pjesa, a ka prova për zotin Beleri? A është justifikur flagranca e zotit Beleri?

A ka prova? Po ka prova. I kam parë provat dhe i kam. Nuk mund të dalin tani sepse prishin hetimin. Nuk bëjmë dot atë që bënë kolegët grekë, që nxorrën emrat e oficerëve.

Edhe Greqia me fondet e veta ka paguar për te ngritur institucionet tona të drejtësisë.

Është ngritur çështja Beleri në të gjtihë kancelaritë në Evropë sikur po shkelen të drejtat e minoritetit. Pse nuk e ngrenë këtë problem në Finiq apo Dropull? Zona e Himarës nuk është një zonë minoritare. Aty ka nëj komunitet greqisht folës. Aty është lumi i Vlorës, Borshi, zona të tëra.

Ne ndodhemi para këtij fakti, çështja Beleri është çështje juridike gjyqësore. Kemi pastaj çështje të ngritur në mënyrë artificiale. Kjo ka tre përgjegjës, Berisha, Meta që e kandiduan dhe Edi Rama pastaj”, deklaroi Hoxha.

 


Shtuar 14.09.2023 23:20