Horoskopi 4 tetor 2022, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Sot do iu druheni ndryshimeve, por në fakt çdo gjë do shkojë për mrekulli dhe vizione të tjera do iu hapen. Ditë e begatë ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe emocionet do shtohen moment pas momenti. Beqaret do dine si ta joshin dike qe do pëlqejnë dhe shume shpejt do fillojnë edhe një lidhje me te. Në punë do keni kohën e nevojshme për t’u menduar, për të diskutuar e për të vendosur. Me shumë gjasë rezultatet që do arrini të jenë pozitive. Problemet financiare do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë fale përkushtimit te madh qe do tregoni. Bravo për çdo përpjekje.

Demi

Dëshira juaj për të dominuar mbi të tjerët do jetë mbizotëruese sot. Shpesh kjo do krijojë probleme të shumta. Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Në shumë momente do ziheni keq me partnerin dhe mund te thoni gjera te gabuara. Beqaret edhe pse do kenë disa njohje te reja, nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa te rëndësishme. Në punë do kërkoni gjithë kohës të jeni mbi të tjerët, por në fakt nuk do i keni të gjitha aftësitë e duhur. Mendjemadhësia vetëm sa do ju prishë punë. Për fatin e mire ne planin financiar nuk do keni për çfarë te ankoheni. Gjendja do ketë edhe me shume përmirësime nga sa mendonit.

Binjakët

Humori juaj do ndryshojë herë pas here sot dhe do kaloni si momente pozitive ashtu edhe negative. Nëse nuk mundoheni t’i imponoheni tjetrit dhe nga ana tjetër nuk i thoni gjera qe mund ta lëndojnë, jeta juaj ne çift ka për te ecur me se miri sot. Beqaret do jene te logjikshëm dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe përpikmëri kështu qe situata do vije nga ora ne ore duke u stabilizuar e duke u përmirësuar. Në punë do jeni më të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të rrezikoni ndonjëherë vetëm për të arritur më të mirën.

Gaforrja

Ka rrezik që sot të keni tendencë të vetëizoloheni pasi do ju duket vetja të pafuqishëm për të bërë mirë. Ky do jetë një gabim që do lerë pasoja. Nëse jeni në një lidhje pranoni të komunikoni më shumë me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Mërzitja dhe zënkat e kohëve të fundit do ju duken si një ëndërr e keqe. Ju beqarët do takoni atë që keni ëndërruar prej kohësh. Tregojeni veten ashtu si jeni dhe ai do iu pëlqejë me shume. Në punë do jeni të organizuar dhe metodikë. Çdo gjë do e bëni vetë dhe në qetësi të plotë. Mos bëni asnjë investim financiar, madje as për gjënë më të vogël sepse buxheti është shumë i dobët.

Luani

Yjet do iu japin mundësinë të bëni ndryshime kudo sot. Do fitoni edhe më shumë siguri në vetvete dhe mund të bëni gjëra të mëdha. Ju që keni në një lidhje do i kërkoni partnerit të bëni gjëra ekstreme gjatë kësaj dite. Kujdes sepse varet me çfarë humor është ai dhe a do i mirëpresë idetë. Ju beqarët do e kuptoni se personin e duhur e keni pasur shumë afër, por nuk e keni ditur se ishte ai. Sot që do ta kuptoni do dilni me të dhe do kaloni momente të paharruara. Në punë do gjendeni shpesh në terrene të vështira megjithatë nuk do dorëzoheni. Ideja për të marrë një tjetër post do ju tundojë gjithë kohës. Sot do bëni çmos që të rrisni të ardhurat dhe do ia arrini qëllimit tuaj.

Virgjëresha

Sot, në shumë momente do ju duket sikur i keni të gjithë kundër dhe mund të vuani nga padrejtësitë që iu janë bërë. Sido që të jetë mirë është të mos hidhni hapa të nxituara. Klima për ju që keni një lidhje do jetë plot elektricitet. Do kaloni çaste shumë të këndshme, por kujdes mos e teproni me fjalët që do thoni. Një gabim në të shprehur mund të prishë gjithçka. Ju beqarët do bëni çmos që të gjeni personin e duhur për t’u lidhur. Edhe nëse e gjeni mos merrni asnjë vendim pa e menduar mirë. Në punë duhet të merrni kohën e duhur për të realizuar një projekt që do iu propozohet. Mos premtoni gjëra të pamundura sepse do zhgënjeni veten dhe të tjerët. Në planin material fati do jetë në anën tuaj, mos u shqetësoni fare.

Peshorja

Sot do jeni shumë të matur dhe sido të vijnë punët nuk do reagoni pa u menduar gjatë. Mërkuri do jetë planeti juaj dritëdhënës. Për ata që kanë një lidhje dita e sotme do jetë shumë e qetë. Do keni vërtet nevojë për t’u çlodhur dhe për të reflektuar më mirë mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni plot energji për të takuar personin e ëndrrave. Tregohuni më të hapur dhe ai do vijë vetë tek ju. Në punë do jeni plot energji dhe nuk do mjaftoheni vetëm me detyrat që do iu jepen. Duke u përpjekur shumë për të bërë më të mirën do bini edhe më shumë në sy tek shefi. Miqtë do ju mbështesin mjaft në planin financiar. Dëgjojini këshillat e tyre dhe gjithçka do shkojë në favorin tuaj.

Akrepi

Sot do ndiheni paksa bosh. Gjeni pak kohë të merreni edhe me familjarët sepse ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj aq sa dhe ju për ta. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Nuk do keni aspak zënka apo debate, përkundrazi çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Ju që jeni vetëm do jeni edhe më joshës dhe do tërhiqni të gjitha vështrimet e të tjerëve. Tregohuni të matur me ato që do thoni. Në punë do keni mbështetjen e Marsit dhe do kaloni një ditë më dinamike. Çdo sakrificë që keni bërë deri më sot do ju shpërblehet dhe kjo do iu japë gëzim pamasë. Në planin financiar pritet të keni më shumë fat se ditët që keni kaluar. Përfitoni nga kjo.

Shigjetari

Mos kërkoni të keni gjithë kontrollin mbi të tjerët sot sepse do ju dalin probleme shumë të mëdha. Ruani sa të mundeni qetësinë. Ju te dashuruarit do keni një ditë të qëndrueshme. Secili do mbaje përgjegjësitë e veta dhe do kujdeset që atmosfera te jete gjithmonë e këndshme. Beqaret do ndihen me ne fund gati për te tentuar e për te provuar eksperienca te reja. Emocionet do shtohen ore pas ore. Në punë mund t’iu bëhet një propozim, i cili duhet menduar mirë. Mos jepni përgjigje përfundimtare pa qenë të bindur për atë që doni të bëni. Buxheti ka për te qene shume here me i mire se me pare. Do jeni me te lumtur kur te bëni edhe ndonjë shpenzim me shume.

Bricjapi

Neptuni do ju nxitë të jeni më të guximshëm sot dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Bëni vetëm pak kujdes me impulsivitetin. Nëse jeni në një lidhje asgjë dhe askush nuk do mund ta prishë harmoninë që ka mbizotëruar prej kaq kohësh. Do e mbroni pafund atë që keni në krah dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do jeni me shumë fat ne dashuri. Në punë do ju duhet thjeshte të merrni disa iniciativa më shumë për të arritur atje ku dëshironi. Gjithsesi nuk duhet të ngatërroni nxitimin me përshpejtimin. Në planin financiar vërtet nuk do ketë probleme, por kjo nuk do të thotë ta lëshoni dorën.

Ujori

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet të dini si të sillen dhe të respekton disa rregulla. Nëse keni një lidhje do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të mos thoni gjërat për të cilat shumë shpejt do pendoheni. Partneri mund të bëjë edhe ndonjë skenë xhelozie, por mos u alarmoni. Ju beqarët do mendoni sikur jeni më të mirët dhe nuk do bindeni plotësisht për personat që do i joshin. Në punë, kujtesa e mirë, do ju çojë atje ku dëshironi. Do i përmbushni me sukses të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Në planin financiar mos u bëni kamikazë të vetes sepse do i vuani gjatë pasojat.

Peshqit

Gjatë ditës së sotme do ju mungojë shpesh vendosmëria dhe mund të ndiheni të përhumbur. Jo të gjithë planetët do i keni në krah. Ka rrezik qe marrëdhënia juaj me partnerin te ftohet gjate kësaj dite. Nuk do jeni te gatshëm për t’ia plotësuar çdo dëshirë atij qe keni ne krah dhe ne shume momente do e lini vetëm. Beqaret do bëjnë mire te mos luajnë shume me zjarrin sepse do digjen keq. Në punë do mundoheni të mos hidhni hapa kuturu, por do bëni përpjekje për të vendosur disa piketa para fillimit të gjithckaje. Për te përmirësuar buxhetin nuk duhet te fiksoheni tek lojërat e fatit sepse ne një moment mund te fitoni dhe ne tjetrin do humbni shume.