Horoskopi 11 gusht 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Hëna do ju bëjë shumë të ashpër gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as nuk do logjikoni për ato që do bëni. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni gjuhën e duhur për të folur me partnerin sepse po gabuat do fillojnë konfliktet pa mbarim. Nëse jeni beqarë do keni vetëm disa takime normale dhe do mbeteni serish vetëm. Nuk ka ardhur ende dita juaj me fat. Në punë do ndiheni mirë në mjedisin ku do ushtroni aktivitetin dhe do merrni vlerësime nga shefat. Sido që te jetë mirë është që herë pas here të çlodheni. Ne planin financiar gjithçka do ndryshoje për mire fale mbështetjes se madhe qe do iu japin disa familjare.

Demi

Planetët do ua ndriçojnë mendimet gjatë kësaj dite dhe do bëni çdo gjë ashtu siç duhet. Ju që keni një lidhje do jeni mjaft bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lire atë. Ai do e vlerësojë këtë gjë dhe do dijë si t’ua shpërblejë. Përgatituni për një mbrëmje të zjarrtë. Nëse jeni beqarë nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse vetëm sa do e lëndoni veten me tepër. Kthehuni në realitet dhe bëni durim. Në punë do inkurajoheni edhe nga kolegët dhe do mund të hidhni hapa gjigande. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në humor dhe të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju që keni një lidhje do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju beqarët do influencoheni tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjëje. Në punë nuk duhet të ankoheni për asgjë sepse shefat ua kanë krijuar të gjitha kushtet që ju të ushtroni profesionin tuaj sa më rehat. Në planin financiar do jeni shumë të matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni në rrugën e nisur.

Gaforrja

Do jeni shumë këmbëngulës gjatë kësaj dite, por mirë është të mos ja keni shumë besën askujt. Ndonjëherë personat që duken të heshtur do ju sjellin problemet më të mëdha. Nëse keni një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendet në çdo moment pranë. Ju beqarëve do ju ndryshojë rrënjësisht jeta pas një propozimi që do ju bëjë dikush. Në punë do jeni shumë ambiciozë dhe të paduruar. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve sepse do ju flasin për mirë. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë mirë është që të qëndroni larg shpenzimeve të konsiderueshme.

Luani

Ditë plot ndriçim ka për të qenë kjo e sotmja. Zemra do ndihet e qetë dhe do jeni edhe më optimistë. Nëse gjithë këtë kohë keni kërkuar harmoni në jetën tuaj në çift, sot do mund ta arrini atë. Keni për t’u habitur edhe vetë sesi gjërat do ju ndryshojnë në atë mënyrë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pasur dikë në krah dhe do preferoni të qëndroni vetëm. Në punë do ngarkoheni edhe më shumë. Kjo do ju trembë pak fillimisht, por me kalimin e orëve do qetësoheni. Në fakt vërtet do lodheni, por do merrni më shumë përfitime. Në planin financiar fatin do e keni në krah dhe buxheti ka për t’u përmirësuar goxha. Mos abuzoni me shpenzimet gjithsesi.

Virgjëresha

Miqësia është një vlerë e çmuar për ju dhe sot do forcohet akoma dhe më shumë. Do kaloni kohë pranë miqve më të mirë. Nëse jeni në një lidhje do keni fatin e madh që partneri do jetë i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet për mungesën e vëmendjes. Më e mira është të flisni me të hapur për gjithçka dhe në mbrëmje t’i bëni ndonjë surprizë. Ju beqarët do doni vetëm të argëtoheni sa më shumë dhe do preferoni edhe aventurat kalimtare. Në punë shpirti i ekipit do ju çojë akoma më lart. Kolegët dhe klientët do thonë fjalët më të mira për ju. Dini të dini si do jenë paratë? Gjendja do jetë më ë mirë se dje dhe kjo do ju bëjë optimistë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të motivuar dhe më të vëmendshëm. Vërtet do lodheni pak, por keni për të arritur shumë më lart nga sa e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do bëni plane për të ardhmen dhe do e organizoni në atë mënyrë ditën që do përjetoni sa më shumë momente të lumtura. Për të gjithë ju që ende nuk e keni krijuar një lidhje, sot do jetë dita më e përshtatshme. Një person shumë interesant do iu dalë para në një moment kur të jeni vetëm. Në punë herë pas here do jeni të ngarkuar, por disa miq do ju mbështesin dhe do ju këshillojnë si duhet. Financat nuk do jenë aspak të favorizuara. Për këtë arsye nuk duhet të bëni shpenzime të mëdha.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojnë të tjerët. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa delikate. Ju do jeni në forme të shkëlqyer, por komunikimi me partnerin do jetë shume i vështirë. Nëse zemra juaj është ende e lirë, mundësitë për takime do jenë të shumta. Kujdes mos pëlqeni dikë që nuk do ua kthejë pëlqimin. Në punë herë pas here do jeni të stresuar dhe kjo mund t’iu largojë nga objektivat. Çdo gjë ka për të qenë e vështirë. Financat do pakësohen sepse nuk do i bëni dot ballë dëshirës së madhe për shpenzime.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të ndjeshëm dhe kjo mund të bëjë që të keni edhe ndonjë pakënaqësi ndaj të tjerëve. Sido që të vijnë punët më mirë ruani qetësinë dhe mos flisni pa u menduar. Për ju që keni një lidhje, klima yjore do jetë gjithë kohës e ekuilibruar. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe mund të vendosni të bëni edhe diçka që ju ka pëlqyer gjithmonë. Ju beqarët nuk do jeni gati të ndryshoni statusin edhe pse mundësitë që do ju shfaqen do jenë fantastike. Në punë ngarkesa e madhe mund të shtojë stresin dhe mund t’iu shpërqendrojë disi. Gjendja e financave do varet nga shpenzimet që do kryeni dhe nga mënyra e organizimit.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite Marsi do nxitë edhe më shumë besimin në vetvete. Nga ana tjetër do jeni të logjikshëm dhe do e dini mirë si e kur të veproni. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e begatë, plot ngjyra e hare. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione të pafundme. Ju beqarët do ua kushtoni gjithë kohën e lirë miqve dhe nuk do e keni mendjen për të filluar një lidhje serioze. Në punë nuk do jetë synimi juaj bërja e gjërave, por gjetja e mënyrës së kalimit në një tjetër stad edhe më të lartë. Në planin financiar gjendja do jetë e shkëlqyer dhe do kryeni edhe investime afatgjata. Do ndiheni mirë në çdo moment sepse do mund të kryeni çdo shpenzim.

Ujori

Për shkak të ndikimit të fortë të Hënës sot ju do kërkoni çdo gjë menjëherë. Çdo sekondë e ikur kot do ju duket një përjetësi që duhet ta shfrytëzonit. Nëse keni një lidhje mos u bëni tekanjozë dhe të paduruar sepse keni për të pasur vetëm probleme. Ju beqarët do jeni dominues në ambientin ku do qëndroni dhe të gjithë do i kenë sytë nga ju. Mund të merrni edhe propozime interesante. Në punë do merrni mbështetje dhe besim nga të gjithë kështu që gjërat do ju ecin më së miri. Nuk do zhgënjeheni aspak nga vetja. Gjendja e financave do lerë shumë për të dëshiruar kështu që mundohuni të kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme.

Peshqit

Neptuni do ju nxitë të reflektoni me kujdes në çdo moment dhe të mos bëni gabime. Do i vlerësoni edhe këshillat e të tjerëve. Nëse keni një lidhje duhet patjetër të tregoheni akoma më të duruar. Partneri ju do pafundësisht, por ngarkesa profesionale ka bërë që të mos ju kushtojë vëmendjen maksimale. Nëse jeni beqarë mendojini gjerë e gjatë gjërat para se të hidhni hapa sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Në punë po u treguat pak të duruar do dilni më të fituar. Mundohuni që për çdo gjë të bashkëpunoni fort me kolegët dhe të mos mbani kokën mënjanë për problemet e së shkuarës. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, përkundrazi mund të kryeni edhe ndonjë investim./albeu.com