Horoskopi 11 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Sot duhet të jeni të kujdesshëm dhe nuk duhet të merrni vendime të nxituara për asnjë lloj arsyeje. Nëse keni një lidhje fatmirësisht nuk do përballeni më probleme serioze. Partneri do jetë edhe më i sjellshëm dhe do dijë si t’u bëjë të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët duhet të dini të joshni me elegancë dhe përkujdes. Shmangni shumë seriozët dhe shumë shakaxhinjtë. Në punë mos u nxehni edhe nëse ua ulin meritat, por gjeni mënyrën sesi të tregoni vlerat që keni. Në këtë mënyrë do i bëni edhe ziliqarët të pëlcasin. Për financa të mira duhet të bëni llogari para se të shpenzoni pasi vetëm kështu do shmangni tronditjet.

Demi

Sot planetët do ju ndihmojnë të gjeni qetësinë dhe harmoninë e aq shumë dëshiruar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe krenarë për zgjedhjen që keni bërë. Do zbuloni edhe disa detaje mjaft interesante dhe tërheqëse të partnerit tuaj. Edhe për ju beqaret dita do jetë e favorshme. Nuk do e keni problem të pranoni çdo ftesë që do iu behet për kafe. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Kolegët do ju hidhen kundër, por merrini gjërat sa më shtruar. Tregohuni më diplomatë dhe do i bëni të tjerët të pendohen për gjithçka ju kanë bërë. Situata financiare do jetë e qëndrueshme. Do keni mundësi t’i organizoni më mirë paratë.

Binjakët

Sot do jeni këmbëngulës dhe të guximshëm kështu që asgjë nuk do jetë e pamundur. Nëse jeni në një lidhje do jeni të pandashëm nga partneri, të dashuruar si ditën e parë dhe gjithmonë prezentë për njëri- tjetrin. Një ëndërr e hershme do bëhet realitet. Nëse jeni beqarë do jeni sharmantë dhe në mbrëmje do keni sukses për të bërë për vete atë që pëlqeni. Në punë duhet të flisni dhe të mbroni tezat tuaja sa herë t’iu jepet mundësia. Po u treguat frikacakë nuk do fitoni asgjë. Priten ndryshime pozitive në planin financiar. Yjet do iu mbrojnë dhe do iu shtyjnë të filloni projekte fitimprurëse.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë më pozitive. Nëse keni një lidhje do hyni në një periudhe të qetë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe mirëqenia do të mbizotërojë. Do merrni frymë më lirisht dhe do vendosni në vije gjithçka që iu ka shqetësuar. Secili do ketë liritë e veta dhe do shprehë mendimin e tij. Edhe pse nuk do ketë momente të shumta pasioni kënaqësitë do jenë të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës, por sërish nuk do arrini dot të bëni për vete atë që iu pëlqen. Në punë do dini si të veproni kurdoherë dhe suksesi do jetë i garantuar. Çdo përpjekje apo sakrificë do ju kompensohet. Buxheti nuk ka për të qenë në gjendjen më të mirë të mundshme sepse nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Luani

Sot do jeni shumë të logjikshëm dhe tolerantë dhe këto cilësi do ju ndihmojnë të keni një ambient të ngrohtë në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do mobilizoheni për të ruajtur një klimë sa më të ngrohtë dhe do hiqni dorë edhe nga disa vese vetëm për t’ia bërë qejfin partnerit. Ju beqarët do jeni euforike dhe mund të hidhni hapa pa u menduar gjatë. Gjithsesi gjithçka do dalë për mirë. Në punë do jeni aq të kujdesshëm dhe këmbëngulës saqë do i mahnitni të gjithë më arritjet që do keni. Paratë do jenë të mjaftueshme për të kaluar një ditë pa probleme.

Virgjëresha

Turbullira të shumta do ketë sot në jetën tuaj. Ju që jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do kërkoni aventura kalimtare. Ju që jeni vetëm do e vuani aq shumë këtë situate saqë do e mbyllni zemrën tuaj. Do dëshpëroheni më shumë edhe nga sa vete mund ta kishit menduar. Në pune besimi i shumtë në vetvete do iu bëjë ta humbni kthjelltësinë dhe të bëni disa gabime të pafalshme. Tregohuni me strikte me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë. Po luajtët shumë me zjarrin do digjeni keq.

Peshorja

Sot planetët do ju ndihmojë në përballoni disa paragjykime që do ju bëhen, por shpesh do ndiheni nervozë. Nëse tregoheni më realistë me personin që keni në krah çdo gjë do ju ecë për mrekulli sot ju të dashuruarve. Nga ana tjetër po kërkuat gjëra të pamundura do përballeni me zhgënjime. Ju beqarët nuk duhet të mundoheni ta bëni për vete dikë duke e gënjyer për gjithçka. E vërteta do dalë njëherë në dritë. Në punë duke besuar shumë tek vetja nuk do ua vini veshin kolegëve dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Mund të humbisni edhe disa mundësi të mira që nesër do ju sillnin më shumë fitime. Në planin financiar do jete Saturni ai që do ju ndihmojë te ruani gjithë kohës ekuilibrin.

Akrepi

Nuk do iu pëlqejnë aspak veprimet që do bëjë partneri për të nxitur xhelozinë tuaj. Thuajani se po luan me nervat tuaja, por merrni masa për të mos lindur debate. Ju beqaret nuk do keni mundësi për takime të reja, por për disa mund të ketë rikthim të lidhjeve të vjetra. Urani do sjellë ndryshime në jetën profesionale, ndryshime orari, organizimi apo edhe posti. Do t’i arrini objektivat që i kishit vënë vetes. Mund t’iu jepen edhe mundësitë të reja për t’iu treguar të gjithëve se kush jeni. Falë ndikimit të yjeve, fati do iu buzëqeshë në sektorin e financave. Mund të blini edhe diçka më të shtrenjtë sesa e kishit menduar.

Shigjetari

Ditë shumë problematike dhe e mbushur me moment të tendosura do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të bëni edhe lëshime sepse me kokëfortësi nuk shkohet askund. Orët më delikate do jenë ato të pasdites. Ju beqarët do jeni të lire si ajri dhe do bëni çfarë t’iu thotë mendja për momentin. Nuk pritet asgjë me rëndësi. Në punë Mërkuri dhe Jupiteri do ju krijojnë kushtet e favorshme për të realizuar planet, por ju nuk do i shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar gjithashtu do silleni keq duke e përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën.

Bricjapi

Do keni shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë të mira dhe të këqija. Ju që jeni në një lidhje nuk do i rezistoni dot tundimit dhe mund ta tradhtoni atë që keni në krah. Për momentin nuk do ju duket gabim, por më vonë do e kuptoni kur të përballeni më pasojat. Ju beqarët sado që te mundoheni do e keni të vështirë ta gjeni princin tuaj të kaltër. Do mërziteni, por nuk keni çfarë të bëni tjetër veçse të prisni. Në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe nuk duhet të bëni gabime pasi eprorët nuk do tolerojnë asgjë. Të ardhurat do kenë përmirësime nëse merreni më shumë me menaxhimin e tyre.

Ujori

Sot do jeni të gatshëm të keni marrëdhënie të mira me të gjithë ata që ju rrethojnë dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet. Do jeni me te lirshëm për të folur me partnerin dhe për të shprehur çdo mendim. Ju beqaret nuk do e keni aspak të vështirë të bëni plane joshjeje dhe të arrini të tërhiqni pas vetes atë që do pëlqeni. Në punë, në disa raste ambienti nuk do jete i qetë, por me optimizëm dhe këmbëngulje gjithçka do ndryshojë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do i zgjidhni problemet një e nga një dhe do jeni më të qetë kur të shpenzoni.

Peshqit

Dite përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja. Edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lerë të shpreheni si të doni. Shtoni fjalët e ëmbla dhe përkëdheljet që gjërat të shkojnë mirë. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshëm me atë që keni kohe që e pëlqeni dhe mund të ketë edhe zyrtarizime. Edhe në punë dita do jetë e mbushur me zhvillime pozitive dhe projekte të rëndësishme. Përgatituni për të pasur sukses pa mbarim. Sektori i financave do jetë shumë i qetë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka edhe më keq.