Holanda i tha “PO” Shqipërisë, reagon për herë të parë Meta

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë…”

Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit holandez që mbështeti mbajtjen e Konferecës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas kreut të shtetit, përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi i vendit tonë në BE do të jetë plotësimi i të gjitha kushteve të vendosura.

Duke e vendosur theksin tek plotësimi i kushteve, kreu i shtetit e mbyll reagimin e tij me urimin që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

POSTIMI I PLOTE

E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve. ????

 


Shtuar 16.06.2021 15:21