Berisha takon rininë e FRPD: Ashtu si rrëzuam komunizmin, ashtu do e përmbysim edhe narkoshtetin (VIDEO)

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka nisur “foltoren” e ditës së sotme me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Takimi mbahet në amfiteatrin e kryeqytetit, ku pjesëmarrës janë jo vetëm të rinjtë nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera.

Berisha ka falenderuar mbështetësit për pjesëmarrjen dhe menjëherë ka nisur akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se njësoj siç të rinjtë rrëzuan komunizmin në vitet 90, po ashtu do e rrëzojnë edhe regjimin e Ramës.

Kujtojmë se pjesë e takimit është edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 12:27