“Është tregtar droge”, informacioni i fshehtë “fundos” vlonjatin

Një 45-vjeçar në Borsh ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me 13 kg kanabis.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B.

Policia thotë se ai u kap pas informacioneve të marra në rrugë operative se mbante lënde narkotike në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike kanabis në formë boçeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/