Gazetarja bën deklaratën e fortë: Si i investonte Evis Berberi paratë që merrte nga ryshfeti përmes shtetases…

Kreut i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, i arrestuar me urdhër të SPAK, kishte marrëdhënie të ngushtë me dy biznesmenët prej vitit 2018.

Ishin pikërisht këto kontakte dhe transaksione të shumta, që çuan në arrestimin e Berberit një ditë më parë, në banesën e të cilit u gjet edhe një shumë prej 40 milion lekësh.

Gazetarja Klodiana Lala, shprehet se Berberi është arrestuar në krye të detyrës dhe se vendimi për arrestin është firmosur më 7 Mars.

“Ervis Berberi emërohet drejtor i Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe në vend që të deklaronte se kishte konflikt interesi me biznesmenin Valter Begaj, firmos tre tendera në favor të ish-ortakut të tij”, tha Lala duke theksuar se kompanitë ishin në fushën e energjisë. “Valter Begaj nga ‘Net group’i kalonte para kompanisë ‘Daam.shpk’. Kompania kontrollohej jo në mënyrë direkte nga Berberi, e cila zotërohej në mënyrë të tërthortë përmes shtetases Brunilda B. Dhe shtetasit Ervis Lami.

Këto para që i merrte përmes ryshfetit, i investonte në pasuri të paluajtshme. Pasuritë nuk i regjistronte në emrin e tij, por në emër të kompanisë dhe jo në emër të shtetasit Evis Berberi. Ndërkohë që ndodhnin këto, papritmas merr postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”, tha Lala.


Shtuar 14.03.2024 15:07