Helmohen 80 nxënëse të një shkolle fillore në Afganistan

Gati 80 nxënës të shkollave fillore, kryesisht vajza, dyshohet se janë helmuar gjatë fundjavës dhe janë dërguar në distriktin Sangcharak të Afganistanit, tha për CNN Mohammad Rahmani, kreu i Departamentit të Arsimit në provincën veriore Sar-e-Pul.

Policia tha se po hëton çështjen. Deri më tani zyrtarët janë të paqartë mbi fajtorin, motivin dhe llojin e mundshëm të helmimit.

“Pasi arritën në shkollë në mëngjes, nxënëset papritmas filluan të ndjenin marrje mendsh, dhimbje koke dhe të përziera”, tha Rahmani.

Studentët u pranuan në një spital lokal, por 14, gjendja e të cilëve ishte më kritike u transportuan në një spital në kryeqytetin e provincës, sipas Rahmanit.

Një mjek në spitalin Sat-i-Pul konfirmoi për CNN se disa nga vajzat u shtruan në spital dhe ai beson se ato ishin helmuar duke u bazuar te simptomat.

Edukimi i vajzave është bërë një çështje përçarëse në Afganistan që nga pushtimi i vendit nga talebanët në vitin 2021, ku grupi vazhdoi të heqë liritë e fituara me vështirësi për gratë dhe t’i përjashtojë ato nga jeta publike./Albeu.com/


Shtuar 6.06.2023 15:06