Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi pezullimin nga detyra të dy zyrtarëve të Ujësjellësit në Krujë dhe shefin e shërbimit të Epidemiologjisë në njësinë vendore të Krujës, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” me pasojë helmimin e dhjetëra qytetarëve të Krujës.
Sipas Prokurorisë, Ledio Çela, Andi Kupa dhe Ervin Karafili, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane lejuar ndotjen e ujit të pijshëm.
Kujtojmë se në fund të tetorit, janë helmuar më shumë se 500 banorë në Krujë, të cilët kanë marrë shërbim shëndetësor në spital.
Pas daljes së rezultatit të analizave, u mësua se uji kishte ngarkesë bakteriale të escherichia coli dhe streptokokut fekal. Qytetarët e Krujës u helmuan nga uji i pijshëm që është përzier me të zezat.