Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, zbulohet shkaku

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

Siç mëson Gazeta Express, Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se, Thaçi mbahet në paraburgimin e Hagës që prej nëntorit të vitit 2020. Ndaj tij rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Kjo është hera e dytë që Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.


Shtuar 2.09.2023 17:13