Shqipëria është ndër vendet me shpejtësinë më të ngadaltë të internetit në Europë, ku shpejtësia mesatare e shkarkimit mund të bjerë nën 20 megabit për sekondë. Pas vendit tonë nuk mbetet edhe Bosnje-Hercegovina.
Islanda është kurorëzuar si kampionia e Europës për brezin e gjerë të vitit 2022, sipas një studimi vjetor nga cable.co.uk, bazuar në më shumë se 200 milionë teste lidhjesh të kryera në të gjithë kontinentin. Luksemburgu, Lihtenshtajni, Andorra dhe Franca përfundojnë pesëshen e parë, me shpejtësi mesatare shkarkimi midis 120 dhe 220 megabit për sekondë.
Madhësia e një vendi ka një ndikim në shpejtësinë e tij të internetit. Për shembull, vende si Luksemburgu ose Lihtenshtajni kanë avantazhin që duhet të ofrojnë shërbim në një zonë më të vogël se ajo e vendeve më të mëdha si Gjermania ose Italia. Franca performoi mirë në vitin 2022 – edhe nëse sondazhi nuk merr parasysh dallimet rajonale. Duke përjashtuar vendet me më pak se një milion banorë, rrjeti francez i internetit fiks renditet i treti në mbarë botën, pas Tajvanit dhe Japonisë. /albeu.com