Hapja e ByPassit të Vlorës, Rama publikon pamjet: Lehtësim trafiku në pikun e sezonit

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku hapën ByPass-in e Vlorës.

Hapja e ByPass-it do të jetë e përkohëshme, pasi ende vijojnë punime në disa akse të saj.

Mëngjesin e kësaj të shtune, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ByPass-i dhe shkruan se ky aks do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve gjatë pikut të sezonit veror.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u eksploruar, ju uroj fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com

 


Shtuar 17.07.2021 08:31