Duket se shtetasit rus dhe ukrainasi që u kapën në Uzinën e Gramshit, kanë pranuar lidhjet e tyre me shërbimet sekrete të huaja.
Teksa po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ata janë marrë për një kohë të gjatë në pyetje dhe i janë kontrolluar pajisjet elektronike që kishin me vete.
Pra fokusi kryesor prej dy ditësh është vënë në pajisjet e tyre elektronike që kanë pasur me vete në momentin e sherrit me ushtarët tanë në uzinën ushtarake të Gramshit.
Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë. Sipas burimeve të TCH, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione. Mikhail Zorin ka deklaruar se bisedat me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëheshin vetëm me Telegram, por nuk i njeh me emra porositësit rusë.
Ata do të vijojnë të hetohen për të kuptuar se ku është burimi i kësaj historie dhe së shpejti pritet të njihen edhe me akuzat konkrete që rëndojnë mbi ta./albeu.com/