Shoku që dyshohet se i ngriti kurth “kyç” gojën, me sa plumba u vra biznesmeni

Është zbardhur ekspertiza për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga këqyrja e trupit në morg ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks.

Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Fredi Rrushit.

Ditën e sotme atij do t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43 vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve të rënda./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 10:16