Hamasi pretendon se është i hapur për bisedime për armëpushim.
Një zëdhënës i organizatës raportohet të ketë deklaruar në veçanti: “Hamasi është i hapur për të diskutuar një armëpushim me Izraelin”.
Musa Abu Marzouk i tha rrjetit Al Jazeera se Hamasi “i arriti qëllimet e tij”.
I pyetur nëse grupi islamik synonte të diskutonte një armëpushim të mundshëm, zëdhënësi tha se ata ishin të hapur për “diçka të tillë” si dhe “dialog politik”.
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, kërcënoi në mënyrë specifike se do të ekzekutonte civilët izraelitë të kapur tani e tutje në përgjigje të çdo bombardimi të ri izraelit të shtëpive në Gaza pa paralajmërim.
Zëdhënësi i saj, Abu Obaidah, tha se ata po vepronin në përputhje me udhëzimet islame duke i mbajtur të burgosurit izraelitë të sigurt dhe të shëndoshë, siç raportohet nga Reuters.
Kujtojmë se më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dërguar mesazhin e tij, duke dashur të tregojë se përgjigja e Tel Avivit ndaj Hamasit do të jetë e ashpër.
Duke publikuar video të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, Netanyahu shkroi në një postim në X: “Kemi filluar. Izraeli do të fitojë”.
התחלנו. ישראל תנצח ?? pic.twitter.com/tCwDLXkyaY
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 9, 2023
Ndërkohë, Forcat e Armatosura izraelite (IDF) thanë në një deklaratë të mëparshme se “midis të shtunës dhe të hënës në mëngjes, më shumë se 1200 objektiva u goditën nga avionët izraelitë në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë vendet e magazinimit dhe prodhimit të armëve, qendrat e komandës dhe kontrollit, raketat lëshuese dhe të tjerët”.
Të paktën 900 njerëz në Izrael janë vrarë në sulmet e nisura nga Hamasi, sipas raporteve të mediave lokale.
On Saturday, Hamas brutally massacred over 700 Israelis.
The @IAFsite is conducting one of the largest air strikes ever against Hamas in Gaza to degrade and destroy their ability to terrorize the people of Israel.
Hamas launched a war. We will restore security to our country.
— Israel Defense Forces (@IDF) October 9, 2023
Ndërkohë, më shumë se 100 persona janë kapur nga Hamasi, tha ministria e Jashtme e Izraelit./Albeu.com/