Rreth 15 vite më parë, Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu, të dy bashkë morën peng një 16-vjeçare, e cila nuk u përgjigjej ngacmimeve.
Vetëm dy ditë më parë, Çalamani qëlloi me kazmë në kokë nipin e Florian Vasiut (xhaxhai i viktimës) duke i marrë jetën dhe trupin ia fshehu në oborrin e tij mbuluar me baltë e gjethe.
Por pavarësisht se Çalamani, u dënua dhe bëri disa vite burg, xhaxhia i Mateos nuk u gjet kurrë dhe nuk u dënua kurrë për atë që bëri.
Por pikërisht kjo çështje, ajo që raportohet se ka nisur një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave për efektivët e Policisë së Fierit.
Vetë babai i vajzës që u dhunua dikur, pretendon se Vasiu ka pasur lidhje punonjësit e Policisë, ndaj dhe i ka shpëtuar drejtësisë, kështu që SHÇBA ka nisur hetimet.
Ndërkohë që me burg është dënuar vetëm autori i vrasjes së 8-vjeçarit, i cili qëndroi pas hekurave të burgut për 4 vite. Duke vuajtur i vetëm dënimin. /albeu.com/