Mbrojtësi i djathtë maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është akuzuar zyrtarisht për përdhunim dhe është në rrezik serioz me burg.
Një grua 24-vjeçare ka denoncuar lojtarin për përdhunim. Viktima e pretenduar shprehet se ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt në shtëpinë e 24-vjeçarit, në periferinë perëndimore të Parisit, në prag të derbit mes Marsejës dhe Parisit.
Për momentin dhe ndërkohë që hetimet vazhdojnë, marokeni (i cili është i martuar me aktoren spanjolle Himba Abouc dhe kanë dy fëmijë) nuk është ndaluar dhe as nuk është urdhëruar të largohet nga vendi.
Lojtari mohon të gjitha akuzat dhe merr pjesë normalisht në detyrimet e Parisit. Madje, ai ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme, ku ka mbërritur me mikun e tij më të mirë, Kylian Mbappe. /albeu.com