Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) po heton një shkelje të rrjetit të saj kompjuterik, një incident që konsiderohet i fshehtë, tha agjencia sot.
“FBI është në dijeni të incidentit dhe po punon për të marrë informacion shtesë, ” tuhet në deklaratë.
Rrjeti televiziv amerikan CNN, i cili raportoi fillimisht lajmin duke cituar burime të brendshme, tha se zyrtarët e FBI besojnë se janë hakuar kompjuterat në zyrat e agjencisë në Nju Jork që u përdorën për të hetuar rastet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Aktualisht është e paqartë se kur ka ndodhur shkelja. Një burim i tha CNN se origjina është ende duke u hetuar.
Në dekadën e fundit, ka pasur disa sulme kibernetike ndaj shërbimeve amerikane, shkruan protothema.
Në fund të vitit 2020, zyrtarët zbuluan një operacion të gjerë të spiunazhit kibernetik në disa rrjete federale nga hakerë të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse.
Në vitin 2015, Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM) gjithashtu njoftoi se rrjeti i saj ishte hakuar dhe të dhënat e punonjësve federalë ishin vjedhur. Ai më vonë ia atribuoi sulmin hakerëve kinezë./Albeu.com/