Haaland apo Mbappe? Ja kë zgjedh Suarez

Luis Suarez në një intervistë së fundmi ka zgjedhur mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappes, se cili është lojtar më i mirë.

Në një intervistë për Marca, Suarez tha: “Ai është një lojtar shumë i mirë (për Haalandin). Fiziku i tij është i jashtëzakonshëm dhe është sulmuesi 9 më i mirë në botë”.

I pyetur se kë favorizon më shumë, Uruguaiani beson se Haaland është sulmues më i mirë, derisa e vlerëson lartë edhe Mbappen.

Këtë sezon, dyshja Mbappe dhe Haaland kanë qenë disa prej emrave më të përmendur, duke shënuar shumë gola.

Haaland ka 33 gola në 31 ndeshje për Borussia Dortmund këtë sezon, ndërsa Mbappe 30 në 36 ndeshje për PSG-në.

Të dy lojtarët janë lidhur me një kalim të mundshëm te klubet evropiane: Barcelona, Chelsea dhe Real Madrid.


Shtuar 23.03.2021 18:49