SportMediaset: 2 ndeshjet e radhës për të kuptuar të ardhmen e Pirlos, me hijen e rikthimit të Allegrit

Torino dhe Napoli janë  2 ndeshjet vendimtare  për të ardhmen e trajnerit, Andrea Pirlo raporton SportMediaset.

Madje në artikullin e prestigjozes italiane bëhet e ditur që  se emri po vlerësohet për ri-themelimin e klubit dhe pasuesi i Pirlos mund të jetë Allegri.

Juve ka në mendje idenë e rikthimit të suksese viteve të  fundit meMassimiliano Allegrin në stol. Madje dje në një intervistë ekskluzive Allegri tha se në qershor do t’i rikthehet detyrës s’i trajner.

Ta ketë thënë vallë që do rikthehet te Juventusi? Kjo mbetet për t’u parë, shkruan Albeu.com.

Nedved dhe Paratici bindën Agnellin të provonte një zgjidhje tjetër që përfshinte një trajner më të prirur për organizim taktik sesa për menaxhimin e grupit. Pas dy vitesh palët e gjejnë veten në një mendje për faktin se Juve duhet të ristrukturohet si një shtëpi në të cilën janë jetuar shumë momente të lumtura. /albeu.com/

 

 


Shtuar 23.03.2021 19:02