Artan Hoxha tha në studion e Abc Live me gazetaren Sibora Bitri se militantët kanë tentuar të godasin me thikë 31 vjeçarin Gert Shehu që goditi me grusht Sali Berishën.
“Së pari, personi që protagonist është dhënë të trajtohet në spital dhe pse i prangosur. Besoj se ka deri tani është dhënë motivacioni se është dëmtuar shumë fizikisht pas sulmit, sepse nga sulmi i menjëhershëm që iu bë, ishte në rrezik të madh se mund t’i merrnin jetën. E kanë hequr që aty dhe imagjino të kishte humbur jetën.
E kanë tërhequr dhe gjatë kohës që e kanë sjellë te selia e PD-së, Policia nuk vinte dot aty sepse rrugët ishin të bllokuara, dhe gjatë kohës që është lëvizur te selia, ka pasur tentativa për ta goditur. Në një rast është tentuar të goditet dhe me thikë nga militantët. Për fat të mirë se kanë goditur me thikë, është futur në seli, është njoftuar policia.”, tha ai. /