Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se njerëzit në mbarë botën do të vdesin nga uria nëse portet e Ukrainës në Detin e Zi nuk rihapen së shpejti.
“Ne duhet të hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime”, tha drejtori ekzekutiv i ËFP, David Beasley.
“Për momentin kapanonet e grurit të Ukrainës janë plot.”
ËFP është e shqetësuar se nëse kapanonet nuk zbrazen së shpejti, nuk do të ketë ku të ruhet të korrat e kësaj vere, duke shkaktuar mbetje masive dhe duke rritur më tej çmimet globale të ushqimit.
Kujtojmë se Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se 25 milionë tonë drithë janë aktualisht të ngecur në Ukrainë ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të mbyllura.
Që nga shkurti, vendi, një nga prodhuesit kryesorë të misrit dhe grurit në botë, është kufizuar në eksportimin e grurit me tren./albeu.com