Grupi i Berishës i bashkohet protestës, Noka: Është rritur numri i banorëve që po hidhen në rrugë

Sot, përpara Kuvendit janë mvledhur banirët e 5 Majit, Paskuqanit dhe Laprakës në një protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Protestës u janë bashkuar dhe mbështetësit e Sali Berishës dhe anëtarë të PD-së që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Mes tyre ishte dhe Flamur Noka, i cili tha se banorët e këtyre zonave janë lënë të shpërfillur dhe se numri i banorëve të Tiranës që janë hedhur në rrugë, është rritur.

“Këta banorë kanë pritur një përgjigje, një reagim, kanë pritur që dikush të kujtohet për hallet e tyre apo t’u  japë rrugë, por deri më tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje nga qeveria dhe Bashkia. Sot është shtuar numri i banorëve të Tiranës që po hidhen rrugëve të Tiranës pa mëshirë. Që nga 2013 kur erdhi ky në pushtet në çdo projekt ka pasur dy shtylla. Korrupsioni dhe pabesia ndaj qytetarëve të Tiranës që i ka votuar. Këta kërkojnë që të zhvillohen projektet për ti dhënë fytyrë normale Tiranës dhe gjithë vendit por askush nuk është i paligjshëm në tokën e tij dhe shtëpinë e tij. Çdokush prej tyre ka sakrifikuar jetën për të dënuar atë banesë të futë kokën. Nuk ka asnjë vend në botë që mijëra banorë janë hedhur në rrugë në një dimër të acartë. Ata thonë se u kemi dhënë bonus, me ato që i kanë dhënë këta ata s’marrin dot as një dhomë jo më shtëpi me qira. Kjo tregon se për këtë qeveri ka priorit4et të vjedhin të plaçkitin pabesinë. Këtu duhet të ishte Elisa Spiropali të jepte llogari përse u devijua projekti sepse në Paskuqan projekti do të ecte në krah të Lanës dhe më pas u postua për një aferë korruptive. Projekti i përbashkët Brava – Rama korruptim dhe askush nuk e ka mendjen për hallet e qytetarëve. Parimi në demokraci është legalizo dhe pastaj urbanizo. Unë i siguroj banorët që ne do të jemi në krah të banorëve. Ky regjim meriton vetëm përballje deri sa ta rrëzojmë por të vijë në qeveri dikush i përgjegjshëm, ne do të jemi me ju”, tha Noka./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 11:01